Lajme

Zyra e kryeministrit të Shqipërisë i përgjigjet Haradinajt për Minishengenin: Kosova është e ftuar

12/17/2019 16:02
nga:B. D

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj tha sot se Kosova nuk është e ftuar për takimin e radhës të Mini-Shengenit Ballkanik.

“Unë nuk marr pjesë në takimin e Mini-Shengen. Nuk kemi marrë ftesë”, iu përgjigj ai gazetarëve.

Por kryeministria e Shqipërisë i është përgjigjur deklaratës së bërë nga Haradinaj, sipas së cilit Kosova nuk është ftuar në tryezën e MiniShengenit.

“Nisur nga një deklaratë e bërë nga kryeministri i dorëhequr i Kosovës sqarojmë se duke pasur parasysh formatin e takimeve rajonale si edhe faktin që në Kosovë ende nuk është formuar qeveria e re, Kosova është ftuar në nivelin më të lartë njësoj si në takimin e Ohrit, përmes ftesës drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi”, thotë Zyra e Shtypit të Kryeministrit së Shqipërisë.

01/07/2020 12:19

Ftesa e parë e 2020-ës për një ish-ushtar të UÇK-së