Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, ambasada fton qytetarët që të ndajnë me zyrën e DEA informacionet nëse janë në dijeni të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave që vijnë nga kjo veprimtari e paligjshme.
Ambasada amerikane thekson gjithashtu se DEA ka vënë në dispozicion kontaktet në aplikacionin WhatsApp dhe email, ku qytetarët mund të përcjellin të dhënat që disponojnë.
“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA, shkruan Balkanweb.com.


