Lajme

Zyberaj: Alarmante dhe e frikshme deklarata e Sceçlës që mund të arrestohet Pacolli, nëse shkon në Kuvend gjatë gazë së karantinimit”

05/02/2020 00:35
nga:Gazeta Blic

Këshilltari i Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj deklaratave të ushtruesit të detyrës së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili paralajmëroi që nëse lideri i AKR-së e thyen masën e vetëizolimit, do të arrestohet.

Zyberaj ka shkruar në Facebook se ky deklarim i Sveçlës është i paprecedent, raporton Gazeta Blic.

“Alarmante dhe e frikshme kjo deklaratë. Si mund të arrestohet njē deputet i zgjedhur nga populli veq pse i kryen obligimet kushtetuese?”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

I paprecedent deklarimi i ministrit Sveqla, se në rast të mbajtjes së seancës në Kuvend, shkuarja e zotit Pacolli aty si deputet, do të pasonte me arrestimin e tij.

Alarmante dhe e frikshme kjo deklaratë. Si mund të arrestohet njē deputet i zgjedhur nga populli veq pse i kryen obligimet kushtetuese?

Reagimi i zonjës Vjosa Osmani është i nevojshëm dhe urgjent ndaj kësaj çmendurie me qellim frikesimi.

Paralajmëron Sveçla: Nëse Pacolli e thyen karantinën për të shkuar edhe në Kuvend, do ta arrestojmë

04/12/2020 11:10

Policia e Kosovës arreston mbi 100 persona pasi nuk respektuan vendimin e Qeverisë për pandeminë!