Lajme

Zv-kryeministrja u premton mbështetje grave ndërmarrëse në Prizren

10/30/2020 14:12
nga:A. R.

Zv-kryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, ka vizituar sot disa biznese të cilat udhëheqen nga gratë në Prizren.

Në këto vizita ajo ka dëgjuar nga afër sfidat dhe vështirësitë më të cilat po përballën ato në këtë kohë pandemie.

“Gjatë vizitës në lulishten Anna Floëers, Fizio Med dhe Fortesa Çurdina- Fashion Designer u zotova se Qeveria e Kosovës do të bëjë të pamundurën t’u qëndrojë krah bizneseve të grave dhe t’i fuqizojmë ato, përmes Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike dhe granteve të ndryshme”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Ajo thotë se është e vetëdijshme me situatën e krijuar dhe vështirësitë më të cilat po përballën bizneset, mëgjithatë përkushtimi i Qeverisë dhe i saj do të jetë në mbështetje të bizneseve, sektorit privat në përgjithësi dhe bizneseve që udhëhiqën nga gratë në veçanti.

Balaj-Halimaj shkruan se angazhimi parësor i saj mbetet edhe avancimi i rolit të gruas në shoqëri.

Postimi i plotë:

Qeveria e Kosovës do t’u qëndrojë afër dhe do t’i mbështes bizneset e grave veçanërisht në këtë kohë pandemie
Bashkë me kryetaren e departamentit të grave në Shoqatën “Esnaf”, Esen Kaymakçi, vizituam disa biznese në Prizren të udhëhequra nga gratë, ku dëgjuam nga afër kërkesat dhe sfidat me të cilat po përballën ato në këtë kohë pandemie.

Gjatë vizitës në lulishten Anna Flowers, Fizio Med dhe Fortesa Çurdina- Fashion Designer u zotova se Qeveria e Kosovës do të bëjë të pamundurën t’u qëndrojë krah bizneseve të grave dhe t’i fuqizojmë ato përmes Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike dhe granteve të ndryshme.

Ne jemi të vetëdijshëm me situatën e krijuar dhe vështirësitë më të cilat po përballen bizneset e grave, megjithatë përkushtimi i Qeverisë dhe i imi personal do të jetë në mbështetje të bizneseve, sektorit privat në përgjithësi dhe bizneseve që udhëhiqen nga gratë në veçanti.

Poashtu angazhim i imi parësor mbetet edhe avancimi i rolit të gruas në shoqëri.