Kandidati për kryetar të Rahovecit nga AAK, Smajl Latifi është zotuar për mbështetjen e bizneseve edhe në mandatin siç ka shkruar ai të ardhshëm.
“Ne kemi ndihmuar gjithmonë bizneset e vogla dhe të mesme dhe e kemi vizionin e qartë në këtë drejtim edhe për mandatin e ardhshëm”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Latifit:
Vizituam lulishten “Iliri” me pronar Ilir Isma, një biznes familjar që merret me këtë veprimtari nga paslufta.
Ne kemi ndihmuar gjithmonë bizneset e vogla dhe të mesme dhe e kemi vizionin e qartë në këtë drejtim edhe për mandatin e ardhshëm.