• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Zotohet Istrefi: Do ta shkëpusë kontratën edhe me Monaco Telekomin, brenda vitit do të fitojmë hiq më pak se 6.5 milionë euro

05/14/2019 21:45
nga:Gazeta Blic

Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi në një intervistë për emisionin “Blic Intervieë” me Astrit Gashin, është zotuar se do ta shkëpusë kontratën edhe me Monaco Telekomin.

Ai ka theksuar se Telekomi i Kosovës i paguan Monaco Telekomit hiq më pak se 300 mijë euro në muaj, derisa sipas tij, nëse shkëputet kjo kontratë, TK-ja fiton hiq më pak se 6.5 milionë euro në vit.

“Shifrat janë marramendëse që kemi paguar për Monaco Telekomin, por nuk kemi pasur qare se nuk kemi mundur të funskionojmë pa ta. 300 mijë euro në muaj pagujamë për Monacon duke mos llogaritur trafikun ndërkombëtar dhe humbjet në trafikun ndërkombëtar”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Ai ka zbuluar detaje për çmimin e minutës që e marrin nga Monaco Telekomi.

“Ne e marrim nga Monaco minutën 0.14 cent ndërsa ata e shesin 36 cent dhe nëse e shkëpusim këtë kontratë telekomi në vit përfiton 6.5 milionë euro besoni se do ta shkëputi, jam zotuar se do ta shkëputi. Kam ndërpre kodin 377 dhe tash e kemi 383 – Kodin e Kosovës”, tha Istrefi.

Ai kabërë të ditur se brenda një viti “kemi 160 mijë klinenta që kanë humbur si pasojë e mos mirëmbajtes së rrjetit dhe degradimit të shërbimëve”.

  • #BLICINTERVIEW | Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi