Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga LDK-ja, Xhafer Tahiri ka premtuar projekte të reja për mandatin e ri.
“Po i ndaj me ju projektet e realizuara në mandatin e parë në shëndetësi, ashtu siç ju premtuam edhe i realizuam ato, për të gjithë”, ka shkruar ai, derisa është zotuar edhe për dinamikë të re.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Vushtrrisë
Po i ndaj me ju projektet e realizuara në mandatin e parë në shëndetësi, ashtu siç ju premtuam edhe i realizuam ato, për të gjithë.
Me ritëm edhe më të shtuar do të vazhdojmë me realizimin e projekteve të reja në katër vitet e ardhshme.
#LDK #160
https://fb.watch/8eROaSGqgS/