Lajme

“Zotëri Pacolli me qatë njohje të shtetit afrikan çka u ba se u harru kret”- , kjo është përgjigja e Pacollit ndaj komentuesit

02/07/2022 07:16
nga:Gazeta Blic

Kreu i AKR-së dhe ish ministër i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli është pyetur për njohjen nga shteti afrikan i cili kishte thënë se ata do të vijnë në Kosovë për të takuar udhëheqësit e shtetit që të sigurojnë edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ky shtet afrikan.

Lidhur më këtë, ai ka marrë një pyetje nga një komentues në faqen e tij zyrtare në Facebook, në një fotografi te djalit që ka postuar:

komentuesi: po zotri pacolli me qat njohje te shtetit afrikan qauba se u harru kret spo fol kush ma

Behgjet Pacolli ia kthen: Te lutem ja beni pytjen KM dhe Presidentes, detyra ime ka qene me ua sjellë delegacionin ( ai ishte ne Kosove, po ne ate kohe une i pata paralajmeruar) dhe tani ka mbet qe nje nga dy figurat te udhetojne per vizite zyrtare ne ate shtet per nenshkrimin e mardhenjeve diplomatike (me Prrsidentin e atij shteti) ashtu si ishte parapare.