Sporti

“Zot na ruaj nga njerëzit me qëllime të këqija”, Ballkani reagon ashpër ndaj gjyqtarëve!

09/23/2020 20:09
nga:Lorik J

Skuadra e Ballkanit ka mposhtur Feronikelin në derbin e kësaj jave në Superligën e Kosovës.

Ballkani ka fituar derbin ndaj Feronikelit me rezultatin 3:2, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, Ballkani edhe përkundër fitores është ankuar në referim, duke publikuar pamje nga goli i parë i Feronikelit, që ishte pozicion jashtë loje.

“Gabim pas gabimi me referët tanë, nuk e kanë ndërmend të ndalen. Goli parë i Feronikeli-t offside. Zot na ruaj nga njerëzit me qëllime të këqija”, shkruan klubi i Ballkanit në Facebook.

/GazetaBlic Sport/