Cool

Zogjtë pushtojnë qiellin, habiten të gjithë me pamjen!

02/26/2018 17:52
nga:Gazeta Blic

Novela fantashkencore e William Gibson, Neuromancer, hapet me një rresht të paharrueshëm: “Qielli mbi port ishte ngjyra e televizionit, i vendosur në një kanal të vdekur”.

Novela e vitit 1984 ishte bërë për qytetin Chiba të Japonisë, por kjo novelë është jetësuar këtë vit në Romë.

Në një fotografi të qytetit romak të publikuar në Reddit të enjten, qielli duket se ka marrë pamje të ngjashme me përshkrimin në novelë.

Në fotografinë që është bërë hit, mezi shihet perëndimi i diellit, për shkak të gorgullave që pushtuan qiellin e Romës.

Çdo pranverë, miliona zogj të tillë kthehen në Romë, në kërkim të ngrohtësisë dhe ikjes nga Evropa Lindore dhe Skandinavia.

Sipas vlerësimeve, deri në katër milionë gorgulla zbresin në Romë çdo vit, për shkak të nxehtësisë së qytetit krahasuar me regjionet tjera.

05/24/2018 18:02

Beteja e shqiponjës me dhelprën për lepurin