Lajme

Zogaj: VV’ja për herë të tretë po e kërkon votën për Prishtinën, në 8 vitet e kaluara nuk u regjistruan as 8 projekte serioze

08/14/2021 14:04
nga:M K

Njohësi i zhvillimeve politike, Petrit Zogaj ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për faktin se po e kërkon për herë të tretë votën për Prishtinën, ani pse nuk i mbajti as për së afërmi premtimet në dy mandatet që shkuan.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, Zogaj ka thënë se edhe kandidati i ri, Arben Vitia, është politikan shterp, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

“LV per here te trete po e kerkon voten me e qeverise Prishtinen. Ne dy pale zgjedhjet e fundit lokale, e ka fitu Prishtinen. Dmth 8 vite qeverisje. Per kete periudhe s’munden me u numeru 8 projekte serioze. Ndaqi themi edhe 4 ne 4 vitet e para. Demagogjia e kifleve dhe qumeshtit Vita nuk funksionoi. Ne fakt doli te ishte iniciative e mykur. Kandidati i saj ne keto zgjdhje, (A Vitia) eshte nje politikan shterp. I shtirur. Monoton. Ka nje buzeqeshje plastike. Ka tregu gatishmeri te madhe te nepotizmit. “Rehatimi” i motres dhe cikes se axhes se Liburn Aliut (minister bandit edhe ky) ne ministri, jane shembujt qe dihen. Ka shume qe s’dihen. I gatshem te bije nen hijen e Kurtit kurdo qe ai s’ndihet rehat me ndonje pune. Eshte soji i politikanit qe as nuk merr pergjegjesi per humbjet, e as merita per fitoret. Si i tille, ky eshte i demshem jo vetem per qeverisjen e Prishtines, por dhe per partine qe e kandidon. Prandaj, buzeqeshja plastike e tij duhet me u refuzu nga votuesi i Prishtines bashke me demagogjine e ndryshimit”

/GazetaBlic/