Lajme

Zogaj: VV abuzoi me Konjufcën kur e zgjodhi kryeparlamentar, largimi i tij nuk e bën më joserioze marrëveshjen

01/15/2020 16:34
nga:B. D

Analisti politik, Petrit Zogaj, ka komentuar ofertën e sotme të LDK-së ndaj VV-së, shkruan GazetaBlic.

Zogaj përmes një shkrimi në Facebook ka postuar ofertën e fundit të LDK-së ku shkroi se VV kishte abuzuar me Glauk Konjufcën në momentin që kishte zgjedhur për kryeparlamentar atë, ndërsa shton se edhe largimi i tij nga ai post nuk e bën më jo serioze marrëveshjen me LDK-në.

Ai shton se nëse kësaj herë VV nuk pranon ofertën e LDK-së, atëherë VV nuk ka shqetësim dhe është e papërgjegjshme ndaj votuesve të saj dhe atyre që po presin ndryshim.

Shkrimi i tij i plotë:

Edhe ashtu, LV ka abuzu me Konjufcen kur e ka propozu per kryetar te Kuvendit, keshtu qe, largimi i tij nga pozita nuk e ben me jo-serioze marreveshjen me LDK. Pra, nese edhe kesaj here, LV nuk e pranon kete oferte per bashkeqeverisje, ta kemi te qarte qe kjo parti politike nuk ka kurrfare shqetesimi dhe eshte komplet e papergjegjshme perballe njerezve qe e kane votu dhe atyre qe presin ndryshim.

Edhe ashtu, LV ka abuzu me Konjufcen kur e ka propozu per kryetar te Kuvendit, keshtu qe, largimi i tij nga pozita nuk e…

Publiée par Petrit Zogaj sur Mercredi 15 janvier 2020

01/21/2020 12:33

Mustafa: Rugova nuk arriti t’i shoh gjërat që i kishte ndërtuar vet