Lajme

Zogaj: Vetëvendosje po frikësohet për garën në Prishtinë

11/13/2017 23:09
nga:A K

Analisti politik Petrit Zogaj përmes rrjetit social Facebook ka shkruar se frika e njerëzve në Lëvizjen Vetëvendosje sa i përket garës për të parin e Prishtinës, është reflektim i rezultatit të dobët që kishte gjatë 4 vjetëve qeverisje, shkruan Gazeta Blic.

Sipas Zogajt, në rast se qeverisja e Ahmetit do të ishte e suksesshme atëherë nuk do të kishte kaq shumë njerëz të pakënaqur, dhe ai nuk do të kishte kaq shumë mosbesim në fitore.

Ky është statusi i tij i plotë:

Frika e njerezve ne LVV per garen e Prishtines, mobilizimi dhe mbeshtetja masive per Shpendin dhe qasja agresive ndaj Arbanit, me se miri kallxon per rezultatet e dobta ne 4-vjecarin e shkuar. Ndryshe, sikur qeverisja te ishte e suksesshme, rezultatet te shiheshin dhe njerezit te ishin te kenaqur, pse do te duhej me pase kaq shume mosbesim ne fitore? Nese Arbani eshte kandidatur qe nuk prodhon dinamike, vetem ky fakt, nuk e ben Shpendin si alternativen me te mire per te udhehequr me Prishtinen edhe 4 vite.

 
 

11/21/2017 19:18

Abrashi e le prapa Ahmetin, ky është numri i votave që i kanë shtuar në raundin e dytë të zgjedhjeve! (Foto)