Lajme

Zogaj: Sot, Albin Kurti ka raporte më të mira me Lajcak e Borrel se sa me Edi Ramën

04/11/2021 20:47
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Petrit Zogaj ka komentuar raportet Kosovë- Shqipëri.

Ai ka shkruar se këto raporte janë të tensionuara më shumë se kurrë, derisa sipas tij, është Serbia ajo që dëshironte këto raporte.

Sipas tij, sot Kurti ka raporte më të mira me Lajcak e Borrel se sa me Edi Ramën.

Reagimi i plotë:

Eshte Serbia ajo qe do te deshironte raporte te tensionuara ne mes Kosoves dhe Shqiperise.

Historikisht kete e ka dashur- qe Kosova dhe Shqiperia mos te komunikojne si duhet.

Aktualisht, KM Kurti, ministrat e tij, deputetet dhe aktivistet e LV te Prishtines po i shkaktojne keto tensione ne mes Prishtines dhe Tiranes.

Sot KM Kurti ka raporte me miqesore me Lajcakun, Borrel etj, te cilet e refuzojne Kosoves, sesa me KM Rama. Keto tensione munden me i shkaktu nga naiviteti, por ne politike naiviteti kushton shume.

Edhe pas tri jave, Qeveria Kurti nuk duket qe do te kete ne plan ndonje takim me Qeverine Rama. E pazakont kjo ne dy dekadat e fundit.

Vendimi më i “madh” i Qeverisë Kurti 2