Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, në intervistën e dhënë për Blic Interview me Astrit Gashin, ka deklaruar se që nesër do të fillonin me 3-4 projekte të mëdha nëse do t’i linin të punonin.
Ai tha se do të fillonin me tunelin ‘Agim Ramadani’, ‘Platonë ndërlidhëse’ në mes të Arbërisë dhe Qendrës dhe sheshin ‘Xhorxh Bush’ që është një prej projekteve të mëdha të kryeqytetit.
“Nesër fillojmë me 3-4 projekte të mëdha nëse jemi të lirë me punu. Fillojmë me tunelin ‘Agim Ramadani’, fillon ‘Platoja ndërlidhëse’ në mes të Arbërisë dhe Qendrës, fillon sheshi ‘Xhorxh Bush’ që është një prej projekteve të mëdha të kryeqytetit. Pra do t’a kemi një hapsirë të re publike, të paparë deri më tani që faktikisht Prishtinën e sjell në nivelet e qyteteve evropiane dhe më gjerë” tha Zogaj në Blic Interview.
Gazetari Gashi i’u drejtua Zogajt duke i thënë se ‘kanë kaluar edhe dy mandate të kaluara me ankesën se s’po më lejnë me punu’….. dhe kjo ishte përgjigja e tij.
“Ne në këtë 3-vjeçar kemi punu më shumë sesa që ka punu Qeveria e Kosovës në tërësi”
Nënkryetari i Prishtinës, Zogaj, tha se projekti i ‘Rrugës A’ është projekt i nivelit nacional.
“E kemi fillu një projekt të madh të ‘Rrugës A’ e që së shpejti e lëshojmë edhe fazën e parë dhe që është projekt i një nivelit nacional. ‘Rruga A’ është një autotradë që po ndërtohet në Prishtinë, e të cilën kanë me e pa edhe qytetarët e Prishtinës por edhe qytetarët e Kosovës. Pjesa e dytë fillon vitin e ardhshëm e cila lëviz prej rrugës kryesore të Veternikut nga ana e Stacionit të Autobusëve deri tek Hoteli Garden dhe lidhet me rrugën e madhe të ‘Fushë-Kosovës’. Do të hyjmë me tunel nën dhe do ta shfrytëzojmë një teknikë të re ndërtimore-infrastrukturore ku faktikisht shpohet rruga e madhe e Veternikut.Na është premtu që ka me u kry në afate rekorde. Këtu kemi edhe me Ministrinë e Infrastrukturës sepse rruga e madhe e Veternikut është rrugë magjistrale nën menagjim të Ministrisë së Infrastrukturës. Andaj kjo ministri është e përfshirë në këtë projekt. Vitin e ardhshëm aty do të kemi një shpim dhe një tunel në atë pjesë, ku lidhet prej Spitalit Amerikan lidhet me pjesën tjetër të Kalabrisë dhe vazhdohet tutje. Fazën e parë do ta lëshojmë në pranverë ku qytetarët e Prishtinës prej Spitalit Amerikan kanë me e përdorë ‘Rrugën A’ deri tek rruga ‘Muharrem Fejza’ apo Rrethi i Barnatoreve. Në ‘Rrugën A’ kemi përfundu shpronësimet, jemi krejtësisht në dinamikë pavarësisht se me probleme” tha Zogaj në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”