Lajme

Zogaj për rekomandimin e IKSHPK-së: Gjithçka e sinkronizuar!

09/11/2021 18:43
nga:M K

Anëtari i shoqërisë civile dhe njohësi i zhvillimeve politike ka thënë se letër-rekomandimi i IKSHPK-së ngjallë dyshime sikur gjithçka është e orkestruar, pasi sipas tij, më i rëndësishëm se mesazhi për shtyerje të zgjedhjeve, është sinkroni i tij.

Zogaj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se fillimisht Glauku e përmendë në një formë si të pamenduar, pastaj Kurti viziton IKSHPK-në dhe pastaj me një video hedh kritika ndaj këtij institucioni, pastaj Osmani fton partitë në konsultim e në fund fare edhe letra, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë i Zogajt.

Me i rendesishem se mesazhi per shtyrje te zgjedhje, eshte sinkroni i tij.
1. Ne fillim del Glauku dhe ne nje forme si te pa menduar e diskutuar ne parti, e thote qe ndoshta duhet me u shty zgjedhjet. Dicka si rastesisht demek.
2. Pastaj, vizita e KM Kurtit te Naser Ramadani, per te vleresu kinse situaten, pastaj video e Kurti ku e kritikon Institutin per perkeqesimin e pandemise.
3. Ftesa e Osmanit per partite politike per t’i pare rekomandimet e Institutit, te cilat ende nuk diheshin.
Dhe 4. Letea e Institutit per Osmanin ne lidhje me shtyrje e zgjedhjeve.
Kjo eshte shfaqja teatrale e Albinit, ku si aktore, kesaj radhe ka marre, Glaukun, Vjosen dhe Naserin. Nuk ka pase faj nje vares i tij qe pati thene qe Albini me se shumti e kupton teatrin.

/GazetaBlic/