Lajme

Zogaj: Albin Kurti e keqpërdori Glauk Konjufcën për pozitë negociuese më të favorshme ndaj LDK-së

02/02/2020 15:23
nga:Gazeta Blic

Analisti Petrit Zogaj ka vlerësuar zhvillimet politike në vend, konkretisht procesin e negociatave të VV e LDK.

Zogaj është shprehur nga facebook se Albin Kurti e ka keqpërdorë Glauk Konjufcën me qëllim që të ketë pozitë më të favorshme në negociatat me LDK-në.

”Është aftësi e liderit që me ditë me i përdorë resurset partiake për qëllime pushteti. E resurset më të rëndësishme të partisë janë njerëzit. Kurgjo s’ka të re këtu.

Albin Kurti, si lider i LV, e përdori, ndaq themi e keqpërdori Glaukun për të vetmin qëllim që me pasë pozitë negociuese me të favorshme ndaj LDK-së. Sikurse ishte aftësi e Isa Mustafës, i cili përdorte një politikan krejt arkaik siç ishte Agim Veliu në negociata me LV. E po ashtu ishte aftësi e Isës që Vjosa Osmanin ta poshtëronte politikisht herë pas here. Albini e Isa janë kryetarë partishë, për kurgjo tjetër, pos për me marrë sa ma shumë pushtet që është e mundur.

Pra, ky është biznes i llojit të veçantë, që jo çdokush e bën”.

Ismet Kryeziu: Pas marrëveshjes

03/26/2020 21:10

A e përkrah VV një Qeveri Teknike?! Kjo është përgjigja e Konjufcës