Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic duhet të kthehet në stërvitje deri të enjten dhe thuhet se synon të kthehet në skuadër kundër FC Porto në Ligën e Kampionëve.
Veterani i Rossonerëve, i cili mbushi 40 vjeç në fillim të muajit, po punon për t’u kthyer nga një dëmtim i Akilit.
Tuttosport raporton se ai do të kthehet në stërvitje mes të mërkurës dhe të enjtes, pasi ai vazhdoi punën e tij personale dje.
Mediumi italian raporton se ai mund të thirret për ndeshjen kundër Hellas Verona, por se suedezi po synon një kthim kundër Portos në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve javën e ardhshme.
/GazetaBlic Sport


