Lajme

Zjarri kaplon edhe malet e Batllavës (FOTO)

08/05/2017 14:54
nga:Gazeta Blic

Temperaturat e larta në Kosovë, nuk po kursejnë asgjë. Përveç qindra personave që kërkojnë ndihmë nëpër Qendra të Mjekësisë Familjare ç’do ditë edhe natyra po merr flakë.

Malet në fshatin Batllavë të Podujevës, ditën e shtunë janë përfshirë nga zjarri. Banorët e kësaj ane po ndihen të rrezikuar. Për Indeksonline ata kanë treguar se zjarri vetëm po vie duke u përhapur në këtë anë dhe siç vërehet nga pamjet gati sa nuk i ka përfshirë edhe shtëpitë

Derisa në bazë të dëshmitarëve të rastit, zjarrëfikësit që do duhej të ishin në vend të ngjarjes nuk shihen askund.

Nuk dihet se edhe sa dëme të tjera do t’i sjellin këto temperatura tejet të larta.

11/10/2019 09:54

Bie bora e parë në Kosovë, ja në cilin vend