Lajme

Zjarri kaplon burgun e Idrizovës

02/11/2019 10:53
nga:L H

Një zjarr është shkaktuar gjatë orëve të hershme të mëngjesit në burgun e Idrizovës.

Siç kanë informuar nga brigada e zjarrfikësve, zjarri është paraqitur pas orës 4 të mëngjesit të sotëm. Zjarrfikësit kanë informuar se zjarri ka kapur pullazin , transmeton koha.mk.

Për shuarjen e zjarrit është intervenuar me një makinë dhe katër zjarrfikës.

Dëmi i shkaktuar është vlerësuar rreth 15.000 denarë, ndërsa situata është vënë nën kontroll pas rreth një ore, kanë informuar nga brigada e zjarrfikësve.