Lajme

Zjarr në një market në Tophane të Prishtinës

12/09/2025 22:59
nga:Genita C

Një zjarr ka kapluar marketin “Viva Fresh Store” në lagjen Tophane në Prishtinë.

Lajmin  e ka konfirmuar zëvendëskomandant i brigadës së zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra.

Ai bëri të ditur se zjarri nuk e ka përfshirë të gjithë objektin, por vetëm zyrën e administratës.

Derisa bëri të ditur se për momentin nuk ka rrezik dhe çdo gjë është nën kontroll.

“Zjarri shpërtheu në orën 21:00, dhe bëhet fjalë për deponë e Vivës, ku në brendësi ka shpërthyer zjarri në zyrën e administratës. Vetëm për këtë zyrë bëhet fjalë. Nuk ka rrezik dhe çdo gjë është nën kontroll”, tha Shkodra.