Sporti

“Zjarr” në Ligën e Parë, xhiroja e fundit vendos “pikat” kryesore të sezonit

05/15/2019 20:38
nga:M K

Ka mbetur vetëm edhe një xhiro për t’u përcaktuar shumëçka në divisionin e dytë të futbollit kosovar.

Liga e Parë ka sjellur rezultate befasuese ditën e sotme, derisa padyshim se ajo që morri më së shumti vëmendje ishte humbja e Dukagjinit në Dragodan nga 2 Korriku, me çka skuadra klinase e humbi pozitën e dytë në tabelën e klasifikimit, shkruan GazetaBlic.

Në vendin e dytë ka kaluar Besa e Pejës, të cilës i duhet vetëm fitorja për të mos u mvarur nga rezultatet e takimeve tjera dhe kështu të rikthehet në elitë pas vetëm një viti.

Por, edhe më interesant pritet të jetë pjesa e poshtme e tabelës.

Vllaznia e Pozheranit me fitore në derbi ndaj Vitisë, e pret Trepçën në xhiron e fundit, e cila tashmë ka siguruar mbijetesën. Njejtë është edhe për Ramiz Sadikun, që pritet ta fitojë duelin ndaj 2 Korrikut si mysafir, për ta evituar rënien direkte.

/GazetaBlic/

07/16/2019 09:51

Cafu në krizë të madhe ekonomike!