Lajme

“Zihet” ngushtë Albin Kurti nga panelistët: A patën leje mjekët serbë për hyrje në Kosovë?! Kjo ishte përgjigja e tij “teknike”

04/17/2020 21:17
nga:M K

Kryeministri në dëtyrë, Albin Kurti është “zënë” ngushtë në një moment nga panelistët në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Pyetja se a kishin leje mjekët që hynë nga Serbia në Kosovë, për të cilën Kurti tha se s’ka informacione, ka bërë që panelistët të insistojnë.

“Kryeministër ju njiheni si njeri i ditur dhe që keni informata, si ndodhe të mos ta keni një informatë të tillë”, i tha Fidan Rama, kryeministrit në dëtyrë.

Kurti, tha se për këtë çështje kompetent është ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija, raporton Gazeta Blic.

I pari i qeverisë në detyrë, madje këtë çështje e quan teknike.
I menjëhershëm qe reagimi i Mushkolajt, i cili ia kujtoi një deklaratë të mëhershme Kurtit, i cili kishte thënë se çdo që vjen nga Serbia është politike.

Kurti në këtë pyetje të Mushkolajt tha se nuk e ka një informatë të tillë.
“Ministri Vitija i di këto gjëra, dhe nëse merrem me të gjitha çështjet, atëherë çfarë të bëjë ministri dhe ministrat”, tha ai.

Gazetari Rama i kërkoi Kurtit që të mos u mbajë ligjërata.
“Nëse doni me na mbajtë ligjërata si profesor, atëherë në rregull, ne po ju dëgjojmë”, tha Rama, pas insistimit të Kurtit se “kur mund t’ia nis”.

Albin Kurti – Kryeministër në detyrëImer Mushkolaj – AnalistArmend Muja – AnalistFidan Rama – RTV Dukagjini

Publiée par GazetaBlic sur Vendredi 17 avril 2020

09/30/2020 23:38

Haxhiu: Kurti s’kishte guxim të shkojë në Shtëpinë e Bardhë edhe pse kishte ftesë