Sporti

Zidane: Vuajtëm në pjesën e parë, por u rikthyem në të dytën

01/18/2020 19:37
nga:M K

Real Madridi ka shënuar fitore minimale por tejet të rëndësishme përballë Sevillas në ndeshjen kryesore të javës në Primera Divisionin Spanjoll.

Djelmoshat e Zidanes tashmë kryesojnë renditjen tabelare në La Liga, të paktën deri nesër, kur Barcelona e pret Granadan, shkruan GazetaBlic.

Ndërkaq, tekniku francez, pas ndeshjes u shpreh i lumtur me këtë triumf, teksa pranoi faktin se në 45 minutat e para skuadra e tij vuajti, pasi Sevilla u tregua e papërshtatshme, sidomos në kundërsulme.

“Vuajtën në pjesën e parë, por në të dytën ishim më bindës. Kjo na duhet, të jemi të vëmendshëm për 90’të minuta. Më duhet ta pranoj, te goli i parë Casemiro më befasoi. Ajo që më pëlqen është se mund të sulmojmë me secilin lojar. I kam parë golat. I pari u anulua me të drejtë, pasi ishte faul i pastër, derisa te goli i pranuar pati lojë me dorë. Synimi ynë ishte trepikëshi, po ose po. ne vuajtëm, por tani e dijmë si të reagojmë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/

03/27/2020 18:09

Materazzi: Nuk e prisja kurrë atë goditje nga Zidane! S’jemi takuar më, ndryshe do të kërrciste grushti