Sporti

Zidane: S’ishte faji i mbrojtjes që pranuam 4 gola, por i gjithë skuadrës

02/06/2020 22:35
nga:M K

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur pas eliminimit nga Sociedadi.

Francezi u pa tejet i shqetësuar me numrin e golave të pranuar, megjithëse tha se pranimi i katër golave nuk duhej t’i atribuohej vetëm mbrojtjes, por gjithë skuadrës, shkruan GazetaBlic.

“Nuk është faji i mbrojtjes që pranuam 4 gola, por i gjithë skuadrës. Tash më mbetet mua të analizoj lojën. Kur vendosi për 11’shen startuese ajo punë është e kryer, sepse une mendoj që është opsioni më i mirë. Është e lehtë të komentosh pastaj”, përfundoi Zidane.

Kujtojmë se Real Madridi u mposht në Santiago Bernabeo nga Real Sociedadi me rezultat 3-4, për t’u eliminuar kështu nga çerekfinalja e “Copa Del Rey”.

/GazetaBlic/

03/27/2020 18:09

Materazzi: Nuk e prisja kurrë atë goditje nga Zidane! S’jemi takuar më, ndryshe do të kërrciste grushti