Sporti

Zidane: Ronaldo dhe Neymar mund të luajnë bashkë

05/11/2018 19:08
nga:A. R.

Zinedine Zidane nuk dyshon se Neymari dhe Cristiano Ronaldo mund të luajnë në të njëjtën skuadër, mirëpo ka refuzuar të pranojë nëse Real Madridi do t’i kërkojë shërbimet e brazilianit.

26-vjeçari u largua nga Barcelona në verën e kaluar duke nënshkruar për Paris Saint-Germainit për 222 milionë euro, mirëpo është duke u spekuluar se nuk do të qëndrojë në Ligue 1.

 

Në javët e fundit ka pasur thashetheme të vazhdueshme se ai do të kthehet në La Liga, por kësaj radhe te Los Blancos – rivalët e Blaugranëve.

Mundo Deportivo ka raportuar se lojtari tashmë i ka njoftuar bashkëlojtarët te PSG se do të largohet nga Parc de Princes në fund të këtij sezoni, ndërsa trajneri i Realit është pyetur në lidhje me brazilianin.

“Aktualisht mund t’ju flas vetëm për shqetësimet që i kam për ndeshjet në vijim. Pas finales (të Ligës së Kampionëve) do të flasim me klubin për sezonin e ardhshëm dhe për ndryshimet që do t’i bëjmë”.

“Mirëpo, tash për tash nuk mund të flas për gjëra të tilla (si transferimi i Neymarit”, ka thënë Zidane në një konferencë për shtyp.

Megjithatë, francezi i ka hedhur poshtë thashethemet se transferimi i brazilianit do të shkaktonte telashe për golashënuesin më të mirë të Mbretërve, Cristiano Ronaldo.


“Lojtarët e mirë janë gjithmonë të përshtatshëm. Më kujtohet një herë thoshin për mua se nuk mund të luaja me (Youri) Djorkaeffin, por ne e fituan Kupën e Botës bashkë”.

“Prandaj, lojtarët e mirë gjithmonë mund të luajnë bashkë. Në fushë ndodh një kimi. Nuk e di nëse jemi në bisedime me Neymarin”.

“Nuk i kam kërkuar Neymarit personalisht (të vijë), sepse nuk përfshihem në gjëra të këtilla”, ka shtuar Zidane. /Telegrafi/

12/11/2019 16:32

Koha kur Cristiano Ronaldo bënte 20 driblime brenda një ndeshjeje