Sporti

Zidane publikon listën e futbollistëve të ftuar për duelin ndaj Manchester Cityt, mungojnë James Rodriguez e Gareth Bale

08/05/2020 17:46
nga:M K

Real Madridi ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për duelin ndaj Manchester Cityt.

Galaktikët do të synojnë përmbysjen e rezultatit nga humbja 1-2 në ndeshjen e parë, por se këtë do të mundohen ta bëjnë pa dy futbollistë, përcjell GazetaBlic.

Fjala është për James Rodriguez e Gareth Bale, që sipas të gjitha gjasave, nuk janë në planet e Zidanes për edicionin e ardhshëm.

Lista tashmë është publikuar edhe në sajtin zyrtar të klubit madrilen. Gjithsesi, mbetet të shihet gjatë ditëve të ardhshme nëse do të ketë diçka më konkrete rreth të ardhmes së lojtarëve që nuk e kanë gjetur veten aq shumë në Bernabeu.

/GazetaBlic/

09/23/2020 09:06

Tronditet Real Madridi, një futbollist rezulton pozitiv me koronavirus