Sporti

Zidane mund të bëhet trajner i Juventusit!

03/06/2020 17:00
nga:M K

Ishte një nga futbollistët më të mirë që ka luajtur me fanellën emblematike të Torinos, derisa shumë lehtë mund të bëhet edhe trajner.

Fjala është për dashurinë mes Juventusit dhe Zidanes, shkëndijët e së cilës edhe më tutje janë evidente, shkruan GazetaBlic.

Në mediat ndërkombëtare po qarkullojnë zëra se Zizu mund të bëhet trajner i Juves në verë, gjithmonë nëse Sarri do të dështojë në Ligën e Kampionëve.

Madje, francezi Zidane ka raporte shumë të mira me Andrea Agnellin, që mund t’i bind palët të nënshkruajnë një marrëveshje të mundshme. Për më tepër, “Zonja e Vjetër” është e gatshme që t’i ofrojë atij deri 7 milionë euro në sezon.

Gjithsesi, afati kalimtar i verës pritet të jetë i zjarrtë, kurse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat.

/GazetaBlic/

05/19/2020 09:51

Zidane zbulon “treshen” e ëndrrave që synon ta ndërtojë në “Bernabeu”