Sporti

Zidane: Mbappe ka ëndërruar gjithmonë Realin

11/06/2019 10:01
nga:M K

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura.

Fjala është për zërat që po qarkullojnë në mediat spanjolle, lidhur me atë se presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez, është i gatshëm që të ofrojë deri 300 milionë, vetëm e vetëm që t’i sigurojë shërbimet e yllit të PSG-së, Kylian Mbappe, shkruan GazetaBlic.

Ka qenë vetë trajneri i galaktikëve, Zinedine Zidane, që ka komentuar këtë çështje, teksa ka folur në vigjilie të përballjes me Galatasarayn, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Në këtë moment Mbappe luan për PSG, por të shohim çfarë do të ndodhë në të ardhmen. E di që lojtari ka ëndërruar gjithmonë të luajë për Real Madridin” tha Zidane.

Gjithsesi, na mbetet të presim deri në verën e ardhshme, për të mësuar nëse françezi fantazist, do të bëhet transferi më i shtrenjtë në histori të futbollit.

/GazetaBlic/

11/02/2019 23:30

Kjo është deklarata e Zidanes pas barazimit me Betisin