Sporti

Zidane-Isco, fillon përplasja e parë-Juventusi po e “shikoni” rastin

03/20/2019 14:56
nga:Ideal

Fillojnë përplasjet e para në mes të Zidanes dhe Iscos, Juventus ‘fërkon duart’

Rikthimi i Zinedine Zindanes te Real Madrid ka gëzuar një masë të madhe të lojtarëve.

Zinedine Zidane u ka dhënë besim disa lojtarëve se mund të qëndrojnë te Real Madrid edhe për disa sezone.

Sipas ‘El Chiringuito’, Isco Alarcon i është gëzuar rikthimit të trajnerit francez, por është shfaqur një problem i ri.

Spanjolli ka shtuar 4,5 kilogramë më tepër, andaj Zidane i ka bërë me dije se ai duhet ta largojë peshën e tepërt.

Francezi kërkon më shumë punë nga lojtarët, andaj Isco mund të mos i pranojë disa kritika.

‘El Chiringuito’ bën me dije se spanjolli mund të largohet nga Real Madrid, gjersa Juventus vazhdon të jetë i interesuar për shërbimet e tij.

10/20/2019 09:59

​Zidane: Duhet të qetësohemi