Euro2024

Zhvillimet tek kombëtarja angleze: Rice dhe Trippier nuk u stërvitën, Gordon rrëzohet nga biçikleta

06/27/2024 17:15
nga:Lorik J

Anthony Gordon mori pjesë në stërvitjen e Anglisë me mjekër të lënduar pasi u rrëzua nga biçikleta. 23-vjeçari pësoi rënien gjatë ditës së stërvitjes të së mërkurës.

Ndërkohë, Luke Shaw vazhdoi stërvitjen e plotë. Mbrojtësi i majtë i Manchester United nuk ka luajtur që nga shkurti.

Declan Rice dhe Kieran Trippier ishin dy lojtarët e Anglisë që nuk morën pjesë në stërvitjen e së enjtes, pasi u morën me programe individuale.

Phil Foden ishte gjithashtu jashtë fushës pasi u kthye në Angli për lindjen e fëmijës së tij të tretë.

/GazetaBlic Sport