Lajme

Zhvillimet e fundit në vend, Abdixhiku njofton për takime të rëndësishme me ambasadorë të huaj

12/09/2025 17:42
nga:N K

Kryetari I LDK-së ka njoftuar se ka pritur në takim të të ngarkuarën me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati.

Poashtu takime, ai ka njoftuar se ka zhvilluar edhe me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, me ambasadorin e Francës, Olivier Guérot, si dhe një drekë pune me ambasadorin gjerman, Rainer Rudolph.

Abdixhiku ka thënë se gjatë këtyre takimeve ka diskutuar për sfidat me të cilat po përballet Kosova, zhvillimet aktuale dhe qëndrimet e LDK-së ndaj tyre.

“Theksova përkushtimin e LDK-së për të garantuar stabilitet institucional dhe për të shtyrë përpara zhvillimin ekonomik të vendit; dhe mbi të gjitha ritheksova përkushtimin e LDK-së për ecje euroatlantike me aleat”, shkruan ai.