Lajme

Zhvillime të papritura: PDK mban mbledhjen e Kryesisë në ora 11:00, këto janë temat që do të diskutohen

12/02/2020 09:52
nga:Y I

Partia Demokratike e Kosovës sot në orën 11:00 pritet të mbajë mbledhjen e Kryesisë, ku pritet të diskutohet për situatën aktuale politike në vend, raporton Gazeta Blic.

Lajmin e ka konfirmaur për “Gazeta Blic” edhe deputetja e PDK-së njëherësh anëtare e Kryesisë, Blerta Deliu.

“Po është mbledhje e rregullt e Kryesisë, do të flitet për zhvillimet e fundit”,  tha shkurt Deliu për Gazeta Blic.

Ndërkohë “Gazeta Blic” nga burime të saj brenda kësaj partie merr vesh se temë e disktutimit pritet të jetë Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, situata aktuale politike, dhe kandidatët për kryetar komunash.

Posshtu do të diskutohet edhe për mundësinë e një koalicioni me LDK-AAK e Nisma, apo shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja.

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike tash e sa muaj ka krijuar ngërç në vend, pasi nuk po arrin të marrë votat e mjaftueshme, duke luhatur ndjeshëm pozicionin e Qeverisë Hoti.

Nga kjo parti dje kanë konfirmuar se janë duke negociuar me Qeverinë Hoti për të arritur një marrëveshje për kalimin e Projektligjit për rimëkëmbje Ekonomike.

“Nuk është që s’ka negociata. Ne kemi ofru disa pika ku ne mendojmë që duhet me u futë në ligjin për Rimëkëmbje. Edhe ma herët në ligjin tonë të propozuar para 7-8 muajsh që nuk është marrë parasysh kanë qenë të parapara këto pika. Meqë Qeveria nga ajo kohë e ka injoru totalisht propozimet tona, ne i kemi propozu edhe katër pika të reja në mënyrë që me u fut në ligjin për Rimëkëmbje që me u harmonizu edhe me ligjin tonë të vjetër, e kështu të kemi votim në Kuvend. Ne mendojmë që aktualisht ky ligj nuk e ndihmon ekonominë, sektorin privat, punëtorët e papunë”, deklaroi deputeti Kujtim Gashi për Gazeta Blic.

Partia Demokratike e Kosovës muajt e fundit është përfshirë nga zhvillime të vrullshme pasi krerët kryesorë të saj janë arrestuar nga Gjykata Speciale.

Kjo parti që nga 6 tetori vazhdon të jetë në opozitë pavarsisht thirrjeve edhe të LDK-së për t’u përfshirë në Qeveri.

UD. i kësaj partie ka mohuar kategorikisht, ditë më parë, përfshirjen e këtij subjekti politik në qeverinë Hoti.

/Gazeta Blic/

Ekskluzive: Qeveria Hoti fillon negociatat me PDK-në, për t’i plotësuar kushtet e tyre për kalimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike