Lajme

Zhvillime të mëdha në AAK, mbahen zgjedhjet e parakohshme partiake

11/05/2019 18:31
nga:B. D

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një komunikate për medie ka njoftuar se në takimin  që është mbajtur sot, ka vendosur që të fillojë përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme partiake, në të gjitha nivelet e saj, shkruan GazetaBlic.

Në njoftim thuhet se kryesia e AAK-së ka formuar grupin punues për plotësimin e Platformës programore të partisë dhe grupin punues për ndryshimet e Statutit të partisë, të cilat do të përfshijnë: mënyrën e zgjedhjes së organeve drejtuese të partisë në sistemin një delegat – një vote.

Në strukturat e partisë nuk do të ketë pozita ex-officio as për kandidatë as për poste.

Të gjithë personat që udhëheqin pozita në AAK do t’i nënshtrohen procesit zgjedhor nga baza.

Në mbledhjen e ardhshme Këshilli Drejtues i AAK-së do të vendosë datën e mbajtjes së Kuvendit të punës i cili do të aprovoj plotësimin e Platformës programore dhe ndryshimit të Statutit të AAK-së, si bazë legale për mbajtjen e zgjedhjeve në parti.

11/10/2019 09:20

Sot mbahen zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë