Opinion

Zhgënjimi nga shpresa!

01/15/2020 08:45
nga:Samed Dërmaku

Shkruan: Samed Dërmaku

Në këtë kohë vlimesh në gjeopolitikën ndërkombëtare, ku të vetmes superfuqi botërore, SHBA-së, i prin ‘një plak tekanjoz’, i paparashikueshëm për vendimet arbitrare që mund ti ndërrmerrte e që do të kishin sigurisht impakt në tërë ekonominë botërore e lëre më në Kosovë, disa muaj pas zgjedhjeve këtu akoma partitë politike nuk po mund të biejn në ujdi për formimin e qeverisë.

Padashur që të amnistohen forcat tjera politike për dëmin që i kan shkaktuar vendit nga qeverisja e keqe vitet e kaluara, tashmë faji kryesor për prolongimin e formimit të institucioneve bie mbi partinë që ka dal e para në zgjedhje, respektivisht LVV.

Mënyra e glorifikimit dhe mitizimit të figurës së z.Kurti, përdorimi i metodave jokonvencionale të të bërit opozitarizëm, populizmi i z.Kurti duke përdorur karten e nacionalizmit, si dhe diaspora e ‘instrumentalizuar’, megjithë largimet masive nga LVV, mjaftuan që qytetarët të zhgënjyer nga kasta e korruptuar politike që qeverisi shumë vite, megjithë diferencën e vogël, prapë ta rendisin atë si partinë e parë.

Mirëpo, nëse nuk i marrim si të mirëqena teoritë konspirative se z.Kurti duke mos dashur të marr ‘damkën’ e përgjegjësisë historike për nënshkrimin e marrveshjes me palen serbe që sigurisht do të ishte ndonjë kompromis jo i mirë për Kosovën, ai qëllimshëm po zvarrit procesin, atëherë ai veç ka filluar ta demistifikojë vetvetën akoma pa marr timonin për drejtimin e qeverisë.

Pajtueshmëria e plotë për harmonizimin e programit qeveritar nëmes LVV dhe LDK si dy parti me ideologji diametralisht të kundërt (LVV e majtë, LDK e djathtë), ‘amnistia’ e mbi 70 lëndëve akuzuese me te cilat ngarkohej kreu i LDK z.Mustafa, akuza për tradhëti, etj., po dalin të jenë lehtë të kapërdishme e irelevante karshi problemit me ndarjen pozitave udhëheqëse.

VV e udhëhequr nga z. Kurti e yshtur për pushtet pas një opozitarizmi të gjatë e të mundimshëm që në trajektoren e këtij procesi ka pasur edhe të vdekur e shumë të burgosur, e rën vetë në kurthin e LDK nga premtimi publik me vijat e kuqe të famshme se nuk do të bëj koalicion me partitë tjera politike dhe ‘prerja në besë’ me zgjedhjen e kryeparlamentarit pa marrëveshje, ka bërë edhe më të domosdoshëm zhveshjen nga rrobat e opozitarit, daljen nga egoja e vetë dhe nevojen imediate që të jetë ‘më dorëlirë’ e më serioz në raport me partnerin potencial të koalicionit, me LDK, me një komunikim zyrtarë e institucional e ti lë ‘lojërat vizuele’ përmes video-ofertave.

Përndryshe, z.Kurti shpejt do ta kuptoj që bota nuk sillet rreth një përsoni që ka fituar pak mbi 200 mijë vota dhe 1/4 e votuesve apo dikun 10% të trupēs elektorale në njē vend që në hartën botërore duhet të shihet me lupë, ashtu siç e kanë kuptuar tashmë shumë qytetarë, sepse, miliona euro po humbin si pasojë e mosformimit të qeverisë së re, zhgënjimi i tyre vetëm sa është rritur, e faji kryesor bie mbi z.Kurti si lider i partisë së parë.

Anën tjetër, alternativatë tashmë vetēm se janë të njohura. Qeveri gjithëpërfshirëse, dorëzimi i mandatit subjektit tjetër apo edhe shkuarja në zgjedhje të reja!

04/06/2020 22:17

Arban Abrashi flet për formimin e Qeverisë së re dhe emrin e kandidatit për kryeministër nga LDK