Lajme

Zhduket 55-vjeçarja nga Lëbusha e Deçanit, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj

12/12/2025 13:37
nga:Sh R

Një grua nga fshati Lëbush e Komunës së Deçanit është zhdukur që nga data 2 dhjetor, njoftojnë familjarët e saj.

Bëhet fjalë për Pemlushe Sadrijaj, e cila ka dalë nga shtëpia më 2 dhjetor dhe që atëherë nuk është kthyer, tha djali i saj Ibrahim Sadrijaj për Indeksonline.

Ai theksoi se e ëma është 55-vjeçare dhe se nuk vuan nga ndonjë sëmundje.

Ibrahimi bën apel te qytetarët se në rast se e shohin nënë e tij ta lajmërojnë policinë.

Rasti i zhdukjes është lajmëruar edhe Policia e Kosovës dhe po zhvillohen hetimet për gjetjen e saj