Një vajzë 13 vjeçare nga Gjilani, me inicialet A.I, është zhdukur, raporton Gazeta Blic.
Policia ka bërë thirrje që kushdo që e sheh, ta lajmërojë atë.
Postimi i plotë:
Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët
Gjilan, 22 gusht 2022
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me Urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim gjetjes së personit të zhdukur, të miturës me shënime si më poshtë:
- Inicialet A. I.
- Kosovare Shqiptare
- Viti i lindjes 2009
- Adresa e banimit Gjilan
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001


