Sporti

Zhdrella zbulon formacionin e ‘ëndrrave’, fut Përparim Islamin në mesin e yjeve botëror

03/26/2020 20:03
nga:Lorik J

Futbollistët e Superligës së Kosovës janë përfshirë në një tjetër sfidë gjatë kohës së karantinimit në shtëpitë e tyre për shkak të koronavirusit.

Tashmë futbollistët po nominojnë njëri tjetrin për të zgjedhur formacionin më të mirë të të gjitha kohërave, shkruan Gazetasheshi.

Kapiteni i KF Llapi, Mentor Zhdrella, ka bërë një përzgjedhje interesante, teksa në mesin e shumë yjeve botëror, ai ka vendosur që vend t’i bëjë edhe anësorit Përparim Islami.

Në vijën e parë të mbrojtjes, Zhdrella e ka vendosur Islamin së bashku me Carles Puyol, Thiago Silvën dhe Marcelon.

Në mes të fushës ai ka vendosur Iniestën, Zidanen dhe Ronaldinhon, ndërkohë që për të sulmuar ka zgjedhur Cristiano Ronaldon, Lionel Messin dhe Luis Nazario da Lima Ronaldon.