Ermir Sahiti gjen golin e parë sezonal në radhët e Hajdukut të Splitit. Sulmuesi 24-vjeçar rezultoi vendimtar në sfidën me Lokomotivën e Zagrebit (kundërshtarë të Sahitit ishin Tuci dhe Mersinaj) falë golit të realizuar prej tij në minutën e 76-të me një goditje nga jashtë zonës.
Pavarësisht përpjekjeve të Lokomotivës për të shmangur humbjen, nuk pati më ndryshim rezultati, kështu që finalizimi i futbollistit “dardan” mori vlerë trepikëshi.
Ndëshkimi i Jon Mersinajt me kartonin e dytë të verdhë (85′) ua bëri më të lehtë detyrën vendësve për të mbrojtur rezultatin.
Kujtojmë që Sahiti ende nuk e kishte tundur rrjetën në këtë sezon, kështu që ky gol do t’i shërbejë për moralin në ndeshjet në vazhdim.