Sporti

Zhbllokohet sfida në kryeqytet, kjo skuadër ka kaluar në epërsi

05/15/2019 17:25
nga:M K

Prishtina ka kaluar në epërsi ndaj Trepçës’89 me rezultat 1-0.

Mankenda ka realizuar vetëm tre minuta pas fillimit të pjesës së dytë, shkruan GazetaBlic.

Ky është goli i pestë që është shënuar në pjesët e dyta, pas golave të shënuar nga Feronikeli ndaj Llapit (2x) dhe të Flamurtarit kundër Dritës në Gjilan (2x).

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim, derisa ne do t’iu njoftojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

Rezultatet aktuale janë këto:

Llapi – Feronikeli 1-3

Drita – Flamurtari 1-2

Drenica – Ballkani 1-1

Prishtina – Trepça’89

/GazetaBlic/

07/18/2019 01:42

“Jeta ime ishte në rrezik, u ble edhe revolja për vrasjen time”