Sporti

Zhbllokohet sfida në Gjakovë, vjen goli i parë në duelin Vëllaznimi-Drita

02/10/2019 13:48
nga:M K

Vëllaznimi ka kaluar në epërsi përballë Dritës në kuadër të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Tun Bardhoku shënoi me një gjuajtje të bukur në minutën e 40-të të ndeshjes, shkruan GazetaBlic.

Ky gol ka ngritur në delirium tifozët vendas, të cilët në një atmosferë impozante po e përkrahin ekipin e tyre të zemrës, e ku goli ishte mungesa e vetme deri më tani. HT, Vëllaznimi-Drita, 1-0.

Tashmë është mbyllur edhe fraksioni i parë, kurse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në atë të dytin.

Ndërkaq, 45 minutëshi i parë i duelit tjetër mes Kikës dhe Ballkanit që po zhvillohet në stadiumin sintetik në Gjilan u mbyll poashtu me rezultatin e fillimit, 0-0.

/GazetaBlic/

05/25/2019 15:26

Kush e ka fituar më shumë Kupën e Kosovës që nga viti 1999?