Lajme

Zgjidhja e problemeve Kosovë- Serbi, hap perspektivë rajonale

02/11/2019 10:08
nga:L H

Organizata Demokracia për Zhvillim (D4D) në bashkëpunim me OJQ nga Serbia dhe Shqipëria, kanë realizuar projektin “Konektivitet për zhvillim: Rruga drejt zhvillimit ekonomik”.

Qëllimi i këtij dokumenti të politikave është që të kontribuojë në dokumentimin e progresit që Shqipëria, Kosova dhe Serbia kanë arritur në zbatimin e angazhimeve të marra në kuadrin e Agjendës së Konektivitetit.

Ai synon të tërheqë vëmendjen në nevojën për të zhvilluar mekanizma monitorues në nivel rajonal, në mënyrë që të sigurohet zbatimi me kohë i këtyre projekteve prioritare të investimeve në nivel ndërkufitar, si dhe për të rritur dukshmërinë, ndërgjegjësimin dhe transparencën për popullatat vendore. Në fund, me këtë dokument synohet të identifikohen rekomandime konkrete sa i përket përmirësimit të situatës në lidhjen infrastrukturore ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë në kontekstin e rritjes ekonomike dhe të prosperitetit në të ardhmen që lehtëson procesin e integrimit në BE, duke nënvizuar fushat prioritare si dhe rezultatet e mundshme të përfitimit të ndërsjellë.

Menaxherja e projekteve në OJQ “Demokraci për Zhvillim”, Valëza Zogjani, tha se taksa që është vendosur nga Serbisë dhe Bosnjës e dëmtojnë bashkëpunimin, por edhe shtetet e tjera shpesh kanë nxjerrë probleme për Kosovën, s ai përket tregtimit.

“Kosova ka pasur zhvillim, por duhet të ketë një koordinim dhe prioritetizim të agjendës”, tha ajo, në RTK3.

“Kosova e Serbia duhet të rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Problemet ndërmjet dy vendeve hasen edhe në fusha të tjera”, deklaroi ajo. Sipas saj problemet mund të bëjnë që të humbasin investimet e mëdha milionëshe.

Zogjani foli edhe për investimet në hekurudhë. “Është një mundësi e mirë për Kosovën dhe qytetarët që të jenë pjesë e zhvillimeve në rajon”, tha ajo.