Lajme

Zgjidhet kryesuesi i Kuvendit Komunal në Drenas

12/07/2017 15:07
nga:anonymous1000144531

Në mbledhjen inauguruese të Kuvendit Komunal të Drenasit është zgjedhur me shumicë votash kryesues i Kuvendit, Labinot Halilaj nga subjekti politik i Partisë Demokratike të Kosovës.

Kandidat për këtë pozitë ishte edhe Vehbi Berisha nga Nisma.

Ndërkohë që pas përfundimit të mbledhjes inauguruese, kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga anëtarët e Kuvendit të Komunës, kanë bërë homazhe dhe kanë venë kurora lulesh pranë varrit të komandantit legjendar Adem Jashari dhe kanë vizituar kompleksin e Jasharajve në Prekaz.

12/12/2019 11:40

Ministri i Arsimit flet për grevën e SBAShK-ut