Lajme

Zgjerimi i koalicionit afër: Si ndodhi që Isa Mustafa i hoqi vijat e kuqe për PDK-në, që dikur i quante “tradhtarë”

10/07/2020 19:45
nga:F K

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ditë më parë konfirmoi largimin e vijave të kuqe për partinë e Kadri Veselit, PDK-në, shkruan GazetaBlic.

Kjo, siç tha i pari i kësaj partie, Isa Mustafa, pengesat ndaj PDK-së u hoqën për shkak të vështirësive për të bërë zgjidhje.

Largimi i barrierave, tashmë i hapë rrugë bashkëpunimit mes PDK-së e LDK-së, koalicion ky që edhe nuk është fort larg.

Për këtë, GazetaBlic ka raportuar ekzkluzivisht se kurorëzimi është shumë afër, madje çështje ditësh.

Por, çfarë thoshte kreu dhe zyrtarë të LDK-së për koalicionin me partinë e Kadri Veselit, viteve paraprake?

Për vite më radhë, Isa Mustafa deklaronte se koalicioni me PDK-në do të jetë i paarritur.

Madje, krerë të partisë së LDK-së thoshin se një koalicion mes LDK-së dhe PDK-së nuk do të ndodhë kurrë.

E krejt kjo, erdhi pasi PDK-ja e ndihmoi opozitën në atë kohë që ta rrëzoi pushtetin e LDK-së, e Mustafën nga karrigeja e “bajraktarit” të ekzekutivit.

Rrëzimi i tij e indonjoi atë, derisa i quante zyrtarët e PDK-së “tradhtarë”.

Pas një debati të gjatë dhe me shumë tensione, në maj të vitit 2017, Kuvendi i Kosovës pati miratuar mocionin e ngritur nga partitë opozitare, për rrëzimin e Qeverisë Mustafa.

Për rrëzimin saj kishin votuar 78 deputetë, nga 115 sa ishin në prezent në Kuvend.

Mocioni ishte iniciuar nga partia opozitare, Nisma për Kosovën dhe është mbështetur edhe nga dy partitë tjera opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

E, në Kuvend u mbështet edhe nga PDK, partia e Kadri Veselit dhe nga Lista Serbe.

Ky vendim i PDK-së erdhi, pasi që siç patën thënë, për shkak të problemeve të cilat i patën pasur.

Vota pro e partisë së atëherëshme e PDK-së, bëri që Isa Mustafa t’i vendos edhe vija të kuqe.

Pas gjithë kësaj, vetë kryetari i kësaj partie ishte shprehur i bindur se LDK-ja nuk do të hyjë asnjëherë në koalicion me PDK-në.

“PDK-së, AAK-së e Nismës iu rrezikohej kapja e shtetit nga njerëzit që i kanë të instaluar në institucione. Kurse, VV i shfrytëzoi këto parti për të justifikuar përdorimin e dhunës për ardhje në pushtet. Argatë të tyre ishin edhe disa deputetë të LDK-së”, ishin fjalët e para të Mustafës pas rrëzimit.

“Në asnjë rrethanë nuk bëjmë koalicion me PDK-në për qeverisje qendrore”, vazhdonte statusin në Facebook Mustafa.

Në atë kohë, kryeminstri në detyrë, Isa Mustafa, ka thënë se LDK nuk është bllokuse, por siç pati thënë ai, në asnjë rrethanë nuk do të bëjë koalicion me PDK-në.

“Ka pasur thënie nga njerëzit e PDK-së që pas zgjedhjeve lokale do të ketë koalicion mes LDK-së e PDK-së, por unë ju sigurojë që nuk do të ndodhë kurrë”, ishte shprehur Mustafa para rreth 3 viteve.

Të njëjtin mendim e kishte Mustafa edhe para zgjedhjeve të 6 tetorit, zgjedhje në të cilat doli e e dyta për nga votat.

Ai këtë qëndrim e pati përsëritur, por fajin e barte krejt diku tjetër.

“Ne kishim edhe një presion ndërkombëtar për të hyrë në koalicion me PDK-në. Edhe Ambasada Amerikane na bënte presion”, thoshte i pari i LDK-së.

Pas gjithë këtyre akuzuave dhe kundërakuzave, LDK-ja tash po i “vardiset” Partisë Demokratike të Kosovës. Madje, vijat e kuqe më as që ekzistojnë.

Kështu ka deklaruar i pari i LDK-së, duke thënë se kjo është bërë me qëllim që të bëhen zgjidhje.

Tashmë, ai e ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me PDK-në.

“Meqenëse nuk kemi biseduar nuk mund të them pranohet apo jo, por ajo çka unë kam thënë publikisht, është se vijat e kuqe ne të cilat i kemi vënë përpara ato vija të kuqe tani duhet t’i heqim edhe në situatën e tanishme por edhe kur të vijmë në zgjedhjet e ardhshme për arsye se shumë vështirë po mund të bëjmë zgjidhje, duke izoluar ose duke dhënë ndalesa të bashkëpunimit në disa subjekte politik, sidomos tani situata e cila u krijua para një kohe me paralajmërimin e aktakuzave kundër presidentit të vendit dhe kryetarit të PDK-së, na sjellë në një situatë të rëndë ku ne duhet më shumë të mendojmë për interesa të vendit sesa për të lidhemi vetëm për interesa partiake”, ka thënë ai.

Nga partia e Kadri Veselit as nuk e kanë mohuar mundësinë që t’i bashkohet koalicionit qeverisës.

Anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti, për GazetaBlic ka komentuar edhe largimin e vijave të kuqe nga LDK-ja.

“Nuk e di çka të them dhe s’mund të konfirmoj asgjë”, ka thënë ai, kur është pyetur sa a ka gjasa që PDK t’i bashkohet koalicionit qeverisës.

Se që mund t’i bashkohet e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të tjerë Partisë Demokratike të Kosovës.

Ndërkaq, në mbledhjen e 34-të Qeverisë Hoti, të mbajtur sot, është shfuqizuar vendimi i Qeverisë Nr. 09/24 të datës 14.08.2020 për aprovimin e Koncept Dokumentit për themelimin e Agjencisë për Integrim Evropian. Tashmë do të rikthehet Ministria e Integrimeve Evropiane.

Ky propozim-vendim, tashmë i hapë rrugë formimit të një ministrie shtesë në Qeverinë Hoti.

E, për analistët politikë, kjo po shihet si parapërgatitje që Qeverisë Hoti t’i bashkohet edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK)./GazetaBlic

“Vendimi që t’i shtohet edhe një ministri Qeverisë Hoti, parapërgatitje që PDK-ja të futet në Qeveri”

Ministri Krasniqi tregon për GazetaBlic pse e lëshoi mbledhjen e Qeverisë

11/28/2020 13:37

28 Nëntori, Mustafa: Le të jetë kjo ditë impuls për arritjet tona të reja