Lajme

Zgjedhjet penguan zbatimin e MSA-së

11/04/2017 11:26
nga:anonymous1000144531

Sipas Grupit për Studime Juridike dhe Politike, zgjedhjet qendrore dhe ato lokale kanë penguar procesin e implementimit të Marrëveshjes për Stabilizm dhe Asociim.

Albana Merja, nga Grupi për Studime Juridike Politike, ka thënë se zgjedhjet e kanë penguar në një masë implementimin e Marrëveshjes për Stabilizm dhe Asociim.

Ajo ka deklaruar se në shkallë përqindje, marrëveshja është zbatuar me 34.8 për qind, pasi nga 34 ligje sa duhej të miratoheshin, janë miratuar vetëm katër.

Merja ka nënvizuar se ardhja e qeverisë së re nuk ka reflektuar në përshpejtim të procesit, ndërsa ka rekomanduar që të merret më seriozisht dhe të mos mbetet vetëm në shkallën e diskursit politk.

10/27/2019 07:12

4 vjet nga nënshkrimi i MSA-së me Bashkimin Evropian