Lajme

Zgjedhjet në Kataloni: Partitë pro pavarësisë mund të fitojnë shumicën

12/21/2017 22:00
nga:anonymous1000144531

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura sot në rajonin e Katalonisë, në sondazhet e para që dalin, tregojnë se partitë që mbështesin pavarësinë mund të fitojnë shumicën e vendeve në Parlamentin katalonas.

Në sondazhin e publikuar nga revista Vanguardia, del se partitë e krahut të pavarësisë mund të fitojnë mes 67 dhe 71 vendeve në Parlamentin që ka 135 anëtarë.

Në këto zgjedhje ishte një pjesëmarrje mjaft e madhe, deri në orën 17:00 kanë votuar 69.54 përqind e votuesve me të drejtë vote, ndërsa në zgjedhjet e mbajtura në vitin 2015, në të njëjtën kohë kishin votuar 63.12 përqind e elektoratit.

06/04/2018 12:57

Slloveni: I fiton zgjedhjet njeriu që përkrahë Kosovën