Lajme

Zgjedhjet e përgjithshme në Bosnje më 7 tetor

05/08/2018 14:23
nga:Gazeta Blic

Bosnja a do t’i mbajë zgjedhjet e përgjithshme më 7 tetor, bëri të ditur Komisioni Zgjedhor i këtij vendi.

Votuesit do të zgjedhin anëtarët kroatë, serbë dhe boshnjakë të presidencës trepalëshe, deputetët në dhomën e ulët të Parlamentit kombëtar, plus kryetarët dhe asambletë rajonale, tha kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Irena Haxhibadiq.

Të drejtë vote kanë mbi 3.3 milionë qytetarë.

Ata do të zgjedhin 518 bartës të mandateve.

01/23/2019 17:40

Demhasaj: Taksa do të hiqet ndaj Serbisë, ky do të jetë efekti i saj për vendin. Marrëveshja nga dialogu e çon vendin në zgjedhje!