Lajme

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë, KQZ publikon fletëvotimin

03/02/2020 22:03
nga:E Sh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike fletvotimin që do të përdoret në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës.

Zgjedhjet në këtë komunë do të mbahen më 15 mars.

Kandidatët për kryetar do të jenë:

Naim Fetahu, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës që do ta mbajë numrin 10.

Nexhmi Rudari, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës që do ta mbajë numrin 11.

Shpejtim Bulliqi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje që do ta mbajë numrin 12.

Zgjedhjet në këtë komunë vijnë pasi ish-kryetari Agim Veliu, nga LDK u largua nga kjo pozitë pasi mori postin e ministrit të Punëve të Brendshme.

09/04/2020 00:12

Burim Ahmetaj, kandidati më i suksesshëm për kryeshef të KQZ-së