Lajme

Zgjedhjet 2019, Balla: Një nga dy të dielat e fundit të Qershorit

10/31/2018 14:26
nga:M H

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla ka thënë për gazetarët se sipas Kodit Zgjedhor, dita e zgjedhjeve për Qershorin e vitit 2019 do të jetë një nga dy të dielat e fundit.

Këtë deklaratë ai e bëri pas përfundimit të takimit me Presidentin Ilir Meta.

Kreu i shtetit shqiptar ka kërkuar konsultime me partitë politike pikërisht për të diskutuar për datën e zgjedhjeve lokale të Qershorit 2019.

Pas takimit që pati me Ballën, Presidenti Meta pritet që të konsultohet me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho.

03/18/2019 13:23

Kujtim Shala tregon përfundimisht nëse do t’i futet garës për kryetar të LDK-së