Lajme

Zgjedhje ose qeveri të re: Vendoset të enjten, pas takimit të partive me presidentin Thaçi

03/30/2020 12:52
nga:Gazeta Blic

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pritet që të mërkurën dhe të enjten paradite t’i takoj liderët e partive politike që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Burime të Gazeta Blic brenda partive politike, kanë theksuar se pritet që i pari i vendit, pas takimeve që do të zhvilloj me liderët, të vendosë nëse do të ketë qeveri të re apo zgjedhje të reja.

“Takimet me liderët e partive pritet të mbahen të mërkurën dhe të enjten. Pas këtyre takimeve, varësisht nga vullneti i partive, do të dihet saktë nëse do të ketë qeveri të re, apo zgjedhje të parakohshme”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Shefi i shetit sot ka pasur një takim me ambasadorët e QUNIT-it, ku i ka njoftuar për zhvillimet politike në vend pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Sipas njoftimit të lëshuar për media thuhet se presidenti ka kërkuar një qeveri stabile dhe unike.

Njoftimi i plotë:

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot ambasadorët e Kuintit dhe atë të BE-së në Prishtinë, për t’i informuar për hapat që do t’i ndërmarrë pas shkarkimit të Qeverisë Kurti nga Kuvendi i Kosovës në javën e kaluar.

Në këtë takim ishin Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ambasadori i Gjermanisë, Ambasadorja e Francës, Ambasadori i Italisë dhe Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Presidenti Thaçi u shpreh se “pas shkarkimit të Qeverisë nga Kuvendi i Kosovës, më 25 mars, do të marrë hapa gjithnjë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, me ligjet e Kosovës dhe me detyrat si President i Republikës së Kosovës”.

Presidenti Thaçi shtoi se gjatë kësaj jave do të ketë konsultime me të gjitha partitë parlamentare, për t’i marrë sugjerimet dhe këshillat e tyre se cilën rrugë duhet ndjekur, duke u bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.
Ai ka thënë se si President i Republikës së Kosovës do të vendosë për opsionin më të mirë për të dalë nga situata në të cilën jemi futur, pas shkarkimit të Qeverisë së Kosovës.Kreu i shtetit ka theksuar se Kosova ka nevojë për një qeveri që do të sjellë stabilitet, unitet sa më të madh politik dhe qytetar, që do të jetë gjithëpërfshirëse dhe e orientimit të qartë euroatlantik.

 

Agim Veliu: Veç ata që janë të çmendur nuk i’u përgjigjen presidentit!

06/02/2020 21:15

U shkarkua nga Kurti, por Agim Veliu sërish do ti kthehet ministrisë së vjetër!